Bashkëpunonin për të vjedhur ushqime, arrestohen dy 38-vjeçarët në Durrës

Durrësi

Bashkëpunonin për të vjedhur ushqime, arrestohen dy 38-vjeçarët në Durrës

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Dy persona secili nga 38-vjeç u arrestuan në flagrancë në Durrës. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin ushqime në një market.

Dy të arrestuarit janë E. T., 38 vjeç, banues në Shakllnur, Durrës dhe D. B., 38 vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasit E. T., 38 vjeç, banues në Shakllnur, Durrës dhe D. B., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte ushqimore në një market, në lagjen nr. 13, Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat