Sulmohet nga dy qen pitbull, përfundon në spital 84-vjeçari në Durrës

Durrësi

Sulmohet nga dy qen pitbull, përfundon në spital 84-vjeçari në Durrës

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Një i moshuar nga Durrësi ka marrë plagë të shumta pasi është sulmuar nga 2 qen pitbull në rrugë.

Policia tha se ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes në lagjen nr. 13, ku shtetasi H. B., 84 vjeç, është sulmuar në rrugë, nga 2 qen të llojit pitbull.

Si pasojë, 84-vjeçari është dëmtuar dhe është dërguar në spital, ku po merr asistencë mjekësore.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasit/sve përgjegjës për qentë.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat