Dështon miratimi i planit të ri të tarifimit të ujit dhe kanalizimeve në bashkinë Durrës

Durrësi

Dështon miratimi i planit të ri të tarifimit të ujit dhe kanalizimeve në bashkinë Durrës

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 16:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Nuk miratohet rritja e tarifave të propozuara nga ujësjellës-kanalizimet në Durrës.

Edhe këshilltarët bashkiakë të PS-së dhe aleatëve të saj kanë votuar kundër ose e kanë abstenuar planin e ri të tarifimit të ujit dhe kanalizimeve në territorin e bashkisë Durrës.

Në mbledhjen e së premtes, këshilltarët e opozitës u shprehën për performancën e dobët të shoqërisë rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve, borxhet e shumta të saj dhe humbjet në rrjet.

Ata kërkuan se kujt do t’i faturohet humbja prej 160 milion eurosh ndër vite që ka krijuar ujësjellësi.
Geri Dauti, kryeinxhinier i SHRUKD-së deklaroi se rritja e propozuar e tarifave vjen pasi Durrësi ka koston më të lartë të prodhimit të ujit në vend, ndërsa ndikon edhe rritja e çmimit të energjisë, e rrogës minimale dhe e mirëmbajtjes së stacioneve të pompimit.

Ndërkaq u deklarua se humbjet janë të mëdha për shkak të amortizimit të rrjetit.

Humbjet që në 2014 ishin 86 për qind, sot janë 70 për qind.”

Ndërkohë shqetësimit të këshilltarëve lidhur me programin e Rindërtimit dhe ndërprerjen e bonusit të qirasë për familjet që mbetën të pastreha nga tërmeti prej 8 muajsh kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako iu përgjigj se programi i Rindërtimit mbështetet nga Qeveria Shqiptare, ndërsa është Ministria e Financave që pritet të kalojë financimin e bonusit të qirasë për familjet e pastreha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat