Erë e fortë në Durrës, pezullohet lundrimi për anijet tregtare dhe ato të peshkimit

Durrësi

Erë e fortë në Durrës, pezullohet lundrimi për anijet tregtare dhe ato të peshkimit

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Si pasojë e motit me erë të fortë në Portin e Durrësit është ndaluar lundrimi i anijeve të peshkimit dhe anijeve të tonazhit të ulët.

Tragetet dhe sektoret e tjera vijojnë punët normalisht.

Sa i përket situatës në qytet dhe në zonat periferike mësohet se si pasojë e reshjeve gjatë natës ka pasur disa probleme në mbushjen e rrugëve me ujë.

Megjithatë situata është drejt përmirësimit dhe pa problematika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat