Hidhet nga kati i pestë i pallatit një i ri në Durrës, ndërron jetë në vend

Durrësi

Hidhet nga kati i pestë i pallatit një i ri në Durrës, ndërron jetë në vend

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 12:05
Durrës

Në një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një i ri, rreth 22-vjeç, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 5 i pallatit.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Durrësit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat. I riu ka rënë në ballkonin e katit të dytë, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj bën me dije për BalkanWeb se ai ndodhej në banesë me vëllanë dhe disa shokë, ndërsa prindërit kishin shkuar në Kosovë një ditë më parë. Ka qenë pikërisht vëllai ai që ka lajmëruar policinë, pasi ka ndodhur ngjarja tronditëse. Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, policia dhe forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur marrjen e trupit të viktimës nga tarraca.

Nuk dihen ende arsyet që e shtynë të riun drejt këtij akti të rëndë të vetëflijimit, teksa policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat