E rëndë në Durrës/ Babai 44-vjeçar tenton të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14 vjeç

Durrësi

E rëndë në Durrës/ Babai 44-vjeçar tenton të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14 vjeç

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Një 44-vjeçar nga Durrësi është vënë në pranga për dhunë dhe abuzim seksual.

Shtetasi G.C banues në lagjen nr.15, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14-vjeçe.

Po ashtu në qytetin e Durrësit është arrestuar një 54-vjeçar Q.S, banues në lagjen nr.13, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Një rast tjetër dhune ka ndodhur po ashtu në këtë lagje të Durrësit, ku një 21-vjeçar A.P ka dhunuar në një lokal një 17-vjeçare që punonte aty, për t’i dhënë paratë që pretendonte se ia ka borxh vëllai i saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat