Dhunë psikologjike ndaj të ëmës, arrestohet një 27-vjeçar në Durrës

Durrësi

Dhunë psikologjike ndaj të ëmës, arrestohet një 27-vjeçar në Durrës

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Një 27-vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij në Durrës.

I riu T.H banues në lagjen nr.15 dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.

Në vijim, nga kontrolli në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).

Gjithashtu po në qytetin e Durrësit një 29-vjeçar A.Ll banues në lagjen nr.2 është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e vëllait të tij një celular dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat