Përmbytjet në Durrës, zjarrfikëset tërheqin ujin nga një banesë te Ura e Dajlanit

Durrësi

Përmbytjet në Durrës, zjarrfikëset tërheqin ujin nga një banesë te Ura e Dajlanit

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 16:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa banesa vazhdojnë të jenë nën pushtetin e ujit në Durrës, pas shirave të dendur.

Këtë pasdite, shërbimi zjarrfikës i bashkisë së ka shkuar pranë banesës së përmbytur te Ura e dajlanit dhe po tërheq ujërat.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje dhe trafik të rënduar gjatë paradites në Durrës.

Një pjesë e akseve rrugore të qytetit bregdetar ishin nën pushtetin e ujit, duke vështirësuar kalimin për këmbësorët. Më problematike, situata ishte në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa.

Ndërsa tek “Ura e Dajlanit” si pasojë e bllokimit të pusetës vazhdon të ketë prani të madhe të ujit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat