Dy aksidente në Durrës, një viktimë dhe një person në gjendje të rëndë

Durrësi

Dy aksidente në Durrës, një viktimë dhe një person në gjendje të rëndë

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Dy aksidente janë raportuar në Durrës. Mësohet se aksident është regjistruar në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz. Ku një automjet me drejtues 54-vjeçarin ka përplasur një 57-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Për pasojë 57-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

Një tjetër aksident u raportua në hyrje të Durrësit, ku një autobus përplasi një person. Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat