Taulant Balla pret në Durrës fëmijët e oficerëve të policisë së Ukrainës: Kur Luhansk të çlirohet, ju do të ktheheni

Durrësi

Taulant Balla pret në Durrës fëmijët e oficerëve të policisë së Ukrainës: Kur Luhansk të çlirohet, ju do të ktheheni

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 11:14
Ministri i Brendshëm Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka takuar fëmijët e oficerëve të policisë së Ukrainës, që kanë humbur jetën në luftë ose janë duke luftuar. Këta fëmijë ndodhën në Shqipëri, pasi në grupe të ndryshme iu është dhënë mundësia të vijnë dhe të pushojnë disa ditë.

Ky grup fëmijësh do të qëndrojë për 10 ditë dhe është akomoduar në shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës. Ministri Balla ka qëndruar me ta për disa minuta dhe biseduar. “Fatkeqësisht kemi pasur pak shi por kryesisht jemi me diell por gjithsesi ju do e shijoni”, është shprehur ministri i Brendshëm që iu sugjeroi të vizitojnë edhe Muzeun Arkeologjik.

“Kur Luhansk të çlirohet, ju bashkë me familjet tuaja të shkoni sërish në Luhansk”, tha Balla.

Fëmijët ukrainas i dhuruan Ballës një flamur të firmosur në shenjë falenderimi që iu dha mundësia për të ardhur në Shqipëri, për të pushuar pak, për tu larguar nga realiteti i luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat