I gjendet kallashnikov dhe fishekë luftarak, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Durrësi

I gjendet kallashnikov dhe fishekë luftarak, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 12:18
Durrës

Vijon operacioni “Sundimi i ligjit”.

Shërbimet e policisë në Shijak goditën një rast të posedimit pa leje, të armës së zjarrit, rast për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi A. K., 21 vjeç.

“Nga kontrollet në banesën e shtetasit A. K., në fshatin Xhafzotaj, dhe në automjetin me të cilin ky shtetas lëvizte në këtë fshat, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak”, njoftojnë blutë.

Policia paralajmëron se operacioni “Sundimi i ligjit” do të vijojë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat