Me pistoletë në brez, bie në pranga 17-vjeçari në Durrës

Durrësi

Me pistoletë në brez, bie në pranga 17-vjeçari në Durrës

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 09:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi mbante pistoletë me vete.

Policia vendore njoftoi se gjatë kontrolleve të vazhdueshme, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, u ndalua një i mitur me pistoletë.

Kontrollet për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë pa leje vazhdojnë në Durrës dhe gjatë tyre shërbimet policore kapën e arrestuan në flagrancë 17-vjeçarin nga Durrësi.

Ai lëvizte me pistoletë me vete, në rrugët e qytetit. Policia njoftoi se “si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas lëvizte i pajisur me armë zjarri, në lagjen nr. 13, shërbimet e stacionit të Policisë Plazh ndërhynë menjëherë për kapjen e tij”.

Në pranga u vu shtetasin K. Gj., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi nga kontrolli fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë. Hetimet e mëtejshme për armëmbajtje pa leje do të kryhen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat