Falsifikim dokumentesh për pallatin 11-katësh në Durrës, lihet në arrest shtëpie Fiqiri Farruku

Durrësi

Falsifikim dokumentesh për pallatin 11-katësh në Durrës, lihet në arrest shtëpie Fiqiri Farruku

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për ndërtuesin Fiqiri Farruku, duke e lënë në arrest shtëpie

Më 6 qershor të këtij viti ndaj Farrukut u caktua masa “arrest me burg”,  por më 30 nëntor ndërtuesi i kërkoi gjykatës zëvendësimin e masës së sigurisë, nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Fiqiri Farruku është ndërtuesi i pallatit 11-katësh pa dokumentacion në qendër të Durrësit, çështje për të cilën po hetohet ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit është ende në arrest me burg, pasi Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e tij për një masë më të lehtë sigurie më 16 nëntor. Dako kërkoi detyrim paraqitje, arrest shtëpie ose garanci pasurore, duke e konsideruar masën shtrënguese arrest në burg si të padrejtë.

Farruku, administrator i firmës së ndërtimit “Fakle” Sh.p.k., u akuzua për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin”.

Në qershor, Gjykata e Posaçme firmosi 10 urdhër arreste për Dakon dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Durrës, si edhe një biznesmen në fushën e ndërtimit. Procedimi penal ndaj tyre erdhi pas dy kallëzimeve. I pari ishte nga banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019, që akuzonin për vrasje të mbetur në tentativë.

SPAK zbuloi se pallatit i ishin shtuar pa leje 4 kate. Kallëzimi tjetër u dorëzua nga ish-Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri, mbi bazën e gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për një parregullsi në një procedure tenderi. Sipas KLSH, buxhetit të shtetit i  ishte shkaktuar një dëm prej 180 milionë nga procedura e tenderimit për rehabilitimin e vijës bregdetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat