Zjarr në një pallat 7 katësh në Durrës

Durrësi

Zjarr në një pallat 7 katësh në Durrës

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 13:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Një apartament është përfshirë nga flakët në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 pranë stacionit të trenit. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati 7 katësh.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, të cilat po vënë nën kontroll situatën.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat