Arrestohet shoferi në Durrës, tentoi të korruptonte policin rrugor me 2 mijë lekë

Durrësi

Arrestohet shoferi në Durrës, tentoi të korruptonte policin rrugor me 2 mijë lekë

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 17:03
Pamje nga video

Një shofer në Durrës që qarkullonte me automjetin e tij pa taksa dhe pa Certifikatë të Kontrollit Teknik ka tentuar të korruptojë policin rrugor.

Lavdimir Qose, 47 vjeç është ndaluar nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor për shkelje të rregullave të Qarkullimit dhe që ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i ofruar shumën 2.000 lekë.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore godet një rast të mitdhënies. Drejtonte mjetin pa taksa dhe pa Certifikatë të Kontrollit Teknik, i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore për t'iu shmangur masës administrative.

I ka ofruar lekë punonjësit të Qarkullimit në shumën 2.000 lekë, arrestohet në flagrancë.

Arrestohet në flagrancë shtetasi Lavdimir Qose, 47 vjeç, banues në Krutje, Lushnjë.

Arrestimi i tij u bë pasi:

Më datë 08.09.2016, në Sukth, është ndaluar nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor për shkelje të rregullave të Qarkullimit dhe ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i ofruar shumën 2.000 lekë, pasi drejtonte automjetin pa Certifikatën e Kontrollit Teknik dhe pa taksa.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Korrupsioni aktiv" parashikuar në nenin 244 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat