Miratohet buxheti i Bashkisë Durrës, opozita braktis sallën

Durrësi

Miratohet buxheti i Bashkisë Durrës, opozita braktis sallën

Më: 23 janar 2017 Në ora: 18:22
Këshilli bashkiak i Durrësi

Në mbledhjen e kësaj të hëne, këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar buxhetin për vitin 2017, vetëm me votat e këshilltarëve të mazhorancës.

Bëhet e ditur se në këtë votim, këshilltarët e djathtë braktisën sallën, duke mos marrë pjesë në të. Ata u larguan me pretendimin se nuk ju dha fjala.

“Po pengoni fjalën e opozitës, t’ju vijë turp. Ne do të largohemi nga mbledhja duke ju lënë turpin juve”, mësohet të ketë thënë kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike, Armand Teliti.

Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim ka bashkuar votat me Partinë Socialiste duke miratuar kështu buxhetin prej 43 milionë dollarësh për këtë vit.

Në mbledhjen e datës 28 dhjetor, të karakterizuar nga debate e tensione të forta mes këshilltarëve të opozitës dhe kryebashkiakut Vangjush Dako, projektbuxheti i vitit 2017 u rrëzua. Kundërshtimit të buxhetit nga këshilltarët e djathtë, atëherë iu bashkua edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila kërkoi kohë për të konsultuar buxhetin e paraqitur për miratim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat