Qyteti i Durrësit do të ketë sot ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në këtë qytet bën me dije se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 08:00-16:00.
Shkak sipas UKT-së Durrës, është stakimi i energjisë elektrike në stacionin e pompimit nga ana e OSHEE në Fushë Kuqë.