Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është parë sot pasdite në lokalet e ish-Bllokut në kryeqytet, duke pirë kafe me miq të tij nga radhët e Partisë Socialiste.
Kohët e fundit Dako është vënë sërish në qendër të akuzave, për shkak të projektit “Veliera”, për të cilin Gjykata e Durrësit ka vendosur pezullim punimesh.
Një natë më parë aktivistë të shoqërisë civile kaluan natën në kantierin e këtij projekti, për të mos lejuar hedhjen e betonit në mënyrë të fshehtë sikundër është vepruar ditët e fundit.