Naftarët mohojnë se çmimet e naftës në Kosovë janë më të lartat në rajon

Ekonomi

Naftarët mohojnë se çmimet e naftës në Kosovë janë më të lartat në rajon

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 10:51
Konferenca për media

(E plotësuar) - Raportimi se në Kosovë nafta po shitet 30 centë më shumë se në vendet e rajonit ka nxitur reagimin e Shoqatës së Naftarëve të cilët thonë se Kosova është vendi i dytë në shtetet fqinje me çmimin më të ulët të naftës.

Ata siguruan se nuk ka asnjë marrëveshje për ngritje të çmimit dhe ftuan Autoritetin e Konkurrencës të hetojë për këtë.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani në një konferencë për media tha se nafta në Kosovë është më e lira dhe se të gjitha raportimet se në Kosovë çmimi i naftës është 30 centë më lartë se vendet e rajonit janë të pavërteta.

Berjani njoftoi edhe për takimin  që kanë zhvilluar sot me kryeministrin Ramush Haradinaj, me të cilin tha se përveç çmimit të naftës, kanë diskutuar edhe për kërkesat e tyre për rregullatorin dhe kyqjen në rrugë.

Berjani: Ne jemi më të lirët në rajon, përveç Maqedonisë

“Kjo e cila u lansua në media se 30 centë është më e shtrejt, ky është një informim për ju të korrigjoni të shihni se si janë çmimet në regjion dhe në Kosovë. Do të thotë ne jemi më të lirët në regjion, përveç Maqedonisë, sepse ajo e ka akcizën 26 cent. Tek ne akciza e  dizelit  është 36 cent, ndërsa e benzinës 38... këto shqetësime i shpalosëm dhe tek kryeministri, e mirëkuptuam e njoftuam se çfarë çmime sillën dhe në regjion, ky është treg i hapur dhe liberal. Ne tek kryeministri ne i kishim dhe disa kërkesa që i kisha cekur para mediave . Njëra prej kërkesave ka qenë dhe rregullatori, sidomos ai pyeti me përgjegjësi të plotë për ligjin e naftës pse nuk ka kaluar deri më tani. Na premtoj se do të kaloj sa më parë. Ne e kishim dhe kërkesa tjetër ka qenë kyqja në rrugë që i vetmi shtet ne paguajmë kyqje enorme të shtrejt”,tha ai.

Kurse, Latif Kryeziu nga Al-Petrol-Shell, siguroi të gjithë qytetarët se nuk ka asnjë marrëveshje ndërmjet bizneseve për ngritje të çmimit të naftës.  

Madje tha se fitimi është shumë i vështirë për arsye të konkurrencës së ashpër, meqë sipas tij, në Kosovë tashmë janë rreth 1000 pika të derifateve të naftës.

Kryeziu: Kurrë nuk ka marrëveshje sa i përket ngritjes së çmimit të naftës

“Çmimet në përgjithësi unë po ju them se faktorët të cilët ndikojnë  dhe që e marrin për elementë për formimin e çmimit i kemi mbi pesëmbëdhjetë, nuk është vetëm çmimi i furnizimit ose i bursës. Ai është një, ne në Kosovë e kemi akcizën e kemi të limituar gjithmonë fikse 36 cent është për naftë, 38 është për benzin, kjo është akcizë e lartë në krahasim nëse e merr Maqedoninë psh, por nëse e marrim shtete tjetër ne jemi pak më të lirë. Sa i për ketë çmimeve ne me afër 1000 pika që ka Kosova me derivate të naftës lirisht mund të them se ne menxi vijmë tek kufiri i rentabilitetit për arsye se është një konkurrencë shumë e madhe...kurrë nuk marrëveshje, prej këtu e ftojmë autoritetin e konkurrencës që të hulumtoj ditë e natë sa i për ketë çështjes së çmimeve nëse marrëveshjes, ku po ju garantoj që këtu ku jemi ne kurrë nuk ka pasur dhe as nuk ka me pas”, deklaroi, Kryeziu.

Ndërsa, për ulje të çmimeve në disa pika, Kryeziu i konsideron raste të izoluara, duke thënë se ato e kanë bërë për arsye të caktuara personale, për shkak të pagesave të kredive që ato kanë.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri, Ramush Haradinaj kërkoi nga naftarët të respektojnë çmimin e tregut, ndërsa kërkoi nga Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për këtë çështje.

Naftarët: Çmimi i naftës së Kosovë është më i ulëti në rajon, përjashtuar Maqedoninë

Kërkesa e kryeministrit Ramush Haradinaj, për ulje të çmimit të naftës dhe raportimi se në Kosovë ky çmim është më i lartë në raport me tregun botëror, kanë nxitur reagimin e Shoqatës së Naftarëve, të cilit thonë se çmimi i naftës në Kosovë është më i liri në rajon, duke përjashtuar Maqedoninë.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, në një konferencë për media tha se nafta në Kosovë është më e lira dhe  raportimet se në Kosovë çmimi i naftës është 30 cent më i lartë se në vendet e rajonit janë të pavërteta.

Tutje, ai tregoi dhe çmimet që janë në Kosovë dhe rajon, ku gjatë ditës së sotme në Kosovë sipas tjj, nafta është shitur 1.10 litri, kurse benzina 1.11 për litër.

Berjani bëri të ditur se gjatë ditës sotme kanë pasur një takim me kryeministrin ku e informuan saktë për tregun e naftës.

Sipas tij,  gjatë këtij takimi kryeministri  kishte treguar mirëkuptim edhe ndaj kërkesave të tyre.  

Kurse Laftif Kryeziu,  nga Al-Petrol-Shell siguroi të gjithë qytetarët se nuk ekziston asnjë marrëveshje ndërmjet bizneseve  për ngritjen e çmimit të naftës.

 “Kurrë nuk ka marrëveshje, prej këtu e ftojmë autoritetin e konkurrencën të hulumtojë sepse nuk asgjë për të fshehur”, tha ai.

Sa përket çmimeve, Kryeziu thasë fitimi është i ulët, sepse konkurrenca është shumë e madhe.

Ndërsa, për ulje të çmimeve në disa pika, tha se ato e kanë bërë për arsye të caktuara personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat