Haradinaj: International Plastic Company është vlerë e re në ekonominë tonë

Ekonomi

Haradinaj: International Plastic Company është vlerë e re në ekonominë tonë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 18:45
Haradinaj: International Plastic Company është vlerë e re në ekonominë tonë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka vizituar ndërmarrjen “International Plastic Company”, në Studenqan të Komunës së Therandës, e cila merret me prodhimin e produkteve të plastikës.

Gjatë vizitës kryeministri Haradinaj ka parë nga afër punën në repartet prodhuese të fabrikës, ku është njoftuar me ecurinë e punëve në kompani, sfidat dhe sukseset e saj.

Siç njofton zyra e kryeministrit, Haradinaj me këtë rast tha se është befasuar jashtëzakonisht për të mire, pasi ka vizituar një kompani ndërkombëtare për faktin që produktet i plason në tregje shumë të avancuara si në Zvicër, Austri, Gjermani dhe vende tjera. 

“Bëhet fjalë për një kompani që ka investim familjar me teknologjinë më te avancuar, më të re që ekziston në botë për prodhimin e pjesëve të plastikës”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se kjo kompani ka investuar rreth 4 milionë euro investime të vetat familjare dhe kanë në projekt zgjerimin e vet, si dhe nevojën për grante.

Kryeministri Haradinaj, falënderoi kompaninë IPC për vlerën e re, që është prodhimi, ekonomia, duke i përgëzuar po ashtu për një punë të mrekullueshme.

Taulant Gashi drejtor gjeneral i kompanise IPC, falënderoi kryeministrin për vizitën duke thënë se IPC është prodhuesi i rreth 72 llojeve të plastikës, metal plastikë dhe elemente të ndryshme të plastikës, e cila ju shërben një numri të partnerëve të biznesit në industri dhe tregje të zhvilluara të shteteve të Bashkimit Evropian si Austri, Zvicër dhe Gjermani.    

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të agjendës ekonomike të Kryeministrit Haradinaj për të përkrahur bizneset dhe ekonominë vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat