Ministria e Financave ndihmon sektorin e prodhimit me 90 milionë euro tatime deri tani të aprovuara në formë të lirimit - Bota Sot
Ministria e Financave ndihmon sektorin e prodhimit me 90 milionë euro tatime deri tani të aprovuara në formë të lirimit

Ekonomi

Ministria e Financave ndihmon sektorin e prodhimit me 90 milionë euro tatime deri tani të aprovuara në formë të lirimit

Më: 6 prill 2019 Në ora: 10:53
Bedri Hamza

Ministri i Financave thotë se, që nga marrja e mandatit ka vendosur si qëllim strategjik që buxhetin e Shtetit ta mbush përmes zhvillimit ekonomik të vendit dhe jo duke vendosur tatime të reja dhe duke ngritur tatimet ekzistuese.

“Në frymën e kësaj që nga dita e parë e marrjes së mandatit ka marr hapa shumë të medhenjë në politika fiskale duke liruar nga tatimi doganor të gjithë lëndën e parë, paisjet e prodhimit, gjysëm produktet dhe paisjet e IT për ta ndihmuar jo nvetëm prodhimin por edhe punësimin e të rinjëve dhe të rejave”, thotë MF-ja në një komunikatë për media.

Sipas MF-së, falë këtyre  poltikave fiskale që nga dita e parë e lirimit janë liruara mallra në vlerë totale më shumë se 320 milion euro, ndërsa vetëm në nivel të tatimeve  deri më 30 mars 2019 janë 90 milion euro të cilat nuk kanë hyrë në buxhet por i janë dhënë sektorit të prodhimit për ta filluar prodhimin e ri apo zgjeruar prodhimin ekzistues.

“Këto politika kanë dhënë rezultatet e para shumë pozitive në tri aspekte, në aspektin  rritjes së numerit të prodhuesve ku sipas të dhënave të ASK-së më së shumti rritje të numrit të bizneseve ka pasur te sektori i prodhimit dhe te ai i ofrimit të shërbimeve, e dyta ka pasur efekt shumë pozitiv te numeri I të punësuarave prapë  sektori privat prinë,  sipas  te dhënave nga ATK shihet  se numri i të punësuarave nga 2018 ka një rritje për rreth 15 mijë më shumë krahasuar me 2017, sidomos  te sektori privat siç janë bizneset individuale, shoqërit aksionare  dhe Sh.P.K”, thuhet tutje në komunikatën e ministrisë që drejtohet nga Bedri Hamza.

Ministria thotë se, trend shumë pozitiv i prodhimit  po shihen  edhe në tre muajtë e parë të këtij viti.  Ku nga 01 janari deri më 30 mars janë 17 milionë  euro tatime të liruara.  Ndërsa, në periudhën e njejtë të vitit 2018  ishte 13 milionë euro.

“Tani jemi duke e përgatitur paketën legjislative tatimore për ta sjell sa me afër me direktivat e BE-së dhe për ti thjeshtëzuar gjithë procedurat dhe eliminuar gjithë burokracinë për biznesin ku pa dyshim do të ketë një ulje të shpenzimeve  dhe kursim të kohës që kalon biznesi duke humbur në procedura të ndryshme”.

Tutje ministria njofton se, përveç me politika fiskale edhe me mjetet tjera Ministria e Financave  po e ndihmon shumë biznesin duke i ofruar masa lehtësuese për ti rritur aftësitë e punës te të rinjtë dhe të rejat përmes marrëveshjeve të ndryshme ndërkombëtare, ku që nga dita e parë e marrjes së mandatit deri më sot vetëm në formë të granteve, për shkak të stabilitetit të qëndrueshëm mikro fiskal janë    184,096,000 milionë euro.

“Me pas jemi duke e zhvilluar me ritme shumë të shpejta Fondin për Garantimin e Kredive për ti ndihmuar të gjitha bizneset e reja të cilat nuk kanë mundësi të ofrimit të një mbulese në Banka apo institucione tjera financiare. Deri më tani Fondi  ka garantuar shumë, janë 93,822,838 milion euro kredi të lëshuara nga Institucionet Financiare të Regjistruara  të cilat janë të shpërndara  në 2409 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme”, përfundon MF-ja .

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...