Sot nënshkruhet marrëveshja për Qeverisjen e Mirë Financiare - Bota Sot
Sot nënshkruhet marrëveshja për Qeverisjen e Mirë Financiare

Ekonomi

Sot nënshkruhet marrëveshja për Qeverisjen e Mirë Financiare

Më: 15 maj 2019 Në ora: 07:41
Pamje nga takimi

Sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Implementuese për Fazën e IV të Projektit për Qeverisjen e Mirë Financiare, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale Gjermanisë.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovëm Christian Heldt.

Ndërsa, pjesëmarrës do të jenë edhe Drejtori i GIZ-së për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, David Oberhuber dhe udhëheqësja e Projektit të GIZ-së Qeverisja e Mirë Financiare, Kadri Jõgiste.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në ora 09:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...