Sot mbahet dita e dytë e Konferencës Ekonomike e Diasporës Shqiptare.
Për sot janë parë diskutime me panelistë të ndryshëm si dhe vizita tek kompanitë nga Kosova.
Në panelin e parë diskutime do të ketë me temën “Diaspora si agjent ndërmjetësues për të bërit biznes në tregjet e huaja”, ndërsa më pas do të bëhet shpalosja e aktiviteteve të degëve të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.
Pasdite, është planifikuar një vizitë në Komunën e Vushtrrisë.
Pas kësaj vizite, do të pasojnë të tjerat tek disa kompani nga Kosova.