Mallrat serbe ishin ndaluar ende pa u vendosur taksa 100 % - Bota Sot
Mallrat serbe ishin ndaluar ende pa u vendosur taksa 100 %

Ekonomi

Mallrat serbe ishin ndaluar ende pa u vendosur taksa 100 %

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 16:08
Ilustrim

Një nga vendimet më të përfolura të qeverisë që tanimë është në dorëheqje padyshim është vendosja e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Këtë vendim në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, e pati prezantuar minsitri i Tregtisë e Industrisë Endrit Shala. E ky i fundit i ftuar në Personale, ka thënë që importin 100% nga Serbia e ndali ende pa u vendosur kjo takes.

“Para se mu ndal tek taksa isha ndal tek dy veprime tjera para kësaj, jo taksë por masë, që është vendos në raport me Serbinë e Bosnjën, që është e paraparë edhe me marrëveshjen e CEFTA-s, para kësja e kam marrë një urdhëresë ku kam ndaluar në territorin e Kosovës, dy javë para 100%, ku kam ndaluar në territor të futen mallra me emra jo kushtetues e ofendues, siç kanë ndodhur deri në atë kohë ku të gjitha mallrat e Serbisë e Bosnjës ju kanë referu Kosovës me Kosova e Metohija, qysh në hyrje në fuqi të asaj urdhërese veç është ndalu 100% importi nga Serbia për arsye se ato nuk kanë dashur që as në etiketat t’i referohet Kosovës si shtet”, ka thënë Shala. Shala ka shtuar se çdo vendim që e ka marrur, si ministër, ka pasur vetëm një synim. Që ai të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

“Mbi 9 muaj jam ministër, jam përpjekur me krejt qënien time, të jap gjithçka nga vetja të kryej me përkushtim maksimal detyrën, me aq sa kam ditë, po nbesoj që jam mëndu me ba ma të mirën për qytetrin tim, nuk po du me hy për çka mahna mend, më së miri ndoshta me vet qytetarin e Republikës së Kosovës, në secilin veprim timin, gjatë udhëheqjes së detyrës, jam mundu të jem zëri i qytetarëve, i prodhuesit, përpunuesit, tregtarit e biznesit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...