ASK: BPV për kokë banori për 2018 ishte 3.746 euro - Bota Sot
ASK: BPV për kokë banori për 2018 ishte 3.746 euro

Ekonomi

ASK: BPV për kokë banori për 2018 ishte 3.746 euro

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 15:53
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi sot të dhënat e Bruto Produktit Vendor (BPV) për vitin 2018, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve bazuar në ESA 2010.

Bruto Prodhimi Vendor me çmime aktuale për vitin 2018 ishte  6725.9 milionë euro, ku rritja reale në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017, ishte 3.82% teksa BPV për kokë banori për 2018 ishte 3.746 euro.

Rritje reale për 2018 kishte në aktivitetet financiare dhe të sigurimit (17.9%); administrimi publik dhe i mbrojtjes, sigurimi i detyrueshëm social (9.5%); ndërtimtaria (9.3%); shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale (8.1%); etj.

Ndërsa, rënie kishte në bujqësi, gjueti, pylltari dhe peshkim (-10.6%); dhe furnizim me energji elektrike, dhe me gaz (-3.4%).

Rritja reale sipas komponentëve kryesorë të BPV-së me qasjen e shpenzimeve për 2018 ishte tek importi i shërbimeve (22.5%); shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (8.9%); importi i mallrave (6.5%); formimi i bruto kapitalit fiks (6.1%); eksporti i shërbimeve (5.5%), etj.

Rënie kishte tek eksporti i mallrave me 2 për qind, thuhet në raportin e ASK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...