Promovohet raporti për rrezikshmërinë nga korrupsioni në sektorin e noterisë - Bota Sot
Promovohet raporti për rrezikshmërinë nga korrupsioni në sektorin e noterisë

Ekonomi

Promovohet raporti për rrezikshmërinë nga korrupsioni në sektorin e noterisë

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 06:11
Ilustrim

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit (SAEK II) do të lansojë gjetjet e Raportit mbi Vlerësimin e Rrezikshmërisë nga Korrupsioni në sektorin e noterisë në Kosovë. 

Raporti i vlerësimit të rrezikut nga korrupsioni për sektorin e noterëve është një vlerësim i rreziqeve të korrupsionit dhe jep rekomandime për reforma.

Është raporti më i fundit në një seri vlerësimesh të rrezikut nga korrupsioni që UNDP/SAEK II ka përgatitur në të kaluarën duke mbështetur sektorë të ndryshëm përfshirë: arsimin, shëndetësinë, minierat, integritetin gjyqësor dhe raportin lidhur me aktivitetet e mundshme të shpërlarjes së parave. 

Zyra e UNDP-së në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë institucionet e drejtësisë dhe ato juridike në përpjekjet tona të përbashkëta për të arritur Objektivat e Qëndrueshme të Zhvillimit (SDGs) të OKB-së,  në rast konkret Objektivin 16, për Paqe, Drejtësi dhe Institucione të Fuqishme.

Raporti është mundësuar falë mbështetjes së Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat