BQK refuzon kërkesat e kompanive të sigurimit për rritje çmimi - Bota Sot
BQK refuzon kërkesat e kompanive të sigurimit për rritje çmimi

Ekonomi

BQK refuzon kërkesat e kompanive të sigurimit për rritje çmimi

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 16:22
BQK

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka marrë vendim që të refuzoj kërkesat e kompanive të sigurimit për rritje të çmimit të policave të sigurimit për 36,5 për qind, por ka kërkuar nga ato që çmimin e policës së sigurimit ta përshtatin me inflacionin në vendin tonë.

Burimet e mediave bëjnë të ditur se në vendimin e nxjerr në pikën e parë thuhet se të gjitha kërkesat e kompanive refuzohen deri sa në pikën e dytë thuhet se kërkohet nga kompanitë e sigurimit t’i përshtat tarifat aktuale  të primit të sigurimit të detyrueshëm, të cilat janë në fuqi nga data 1 korrik 2001 me normën e inflacionit të publikuar nga Agjencia e Statistikave e Kosovës deri në fund të vitit 2018.

Përndryshe kjo është hera e parë nga viti 2001 e deri më 2018, kur Banka Qendrore e Kosovës shqyrton tarifat e policave të sigurimit për kompanitë e sigurimit që operojnë në vendin tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat