Kosova shënon deficitin tregtar në vlerë prej 180 milionë eurove

Ekonomi

Kosova shënon deficitin tregtar në vlerë prej 180 milionë eurove

Nga: N.Sh. Më: 20 janar 2020 Në ora: 08:30
Ilustrim

Eksperti i ekonomisë, Safet Gerxhaliu ka thënë se, për 385% janë më të larta eksportet e Shqipërisë në Kosovë, sesa importet nga Kosova.

Sipas tij, deficiti tregtar i Kosovës është thelluar në vlerë prej më shumë se 180 milionë eurove.

Ai thotë se, Kosova ka eksportuar në Shqipëri në vitin 2019 mallra me vlerë prej 63.2 milionë eurove apo rreth 13% më pak sesa në vitin 2018.

“Eksportet e Shqipërisë në Kosovë janë 385 % më të larta sesa importet nga Kosova, ku deficiti tregtar i Kosovës është thelluar duke regjistruar shifrën e më shumë se 180 milionë eurove. Kosova ka eksportuar në Shqipëri për vitin 2019 mallra me vlerë prej 63.2 milionë eurosh, ose rreth 13% më pak se në vitin 2018 ku kishte eksportuar rreth 72.7 milionë euro”, ka thënë Safet Gërxhaliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat