Shoqata e Naftëtarëve kërkon nga Qeveria që të shtyhen pagesat e bizneseve për bankat për tre muaj

Ekonomi

Shoqata e Naftëtarëve kërkon nga Qeveria që të shtyhen pagesat e bizneseve për bankat për tre muaj

Më: 14 mars 2020 Në ora: 13:00
Shoqata e Naftëtarëve

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i ka dërguar një letër kryeministrit Albin Kurti me anë të së cilës ka kërkuar që si masë parandaluese për koronavirusin të shtyhen të gjitha pagesat nga bizneset pa interes dhe pa penallti për një afat 3 mujor, për Bankat e Kosovës dhe në të gjitha institucionet tjera të qeverisë që nuk prekin vitalitetin e funksionimit të shtetit.

Kjo është letra e plotë e Berjanit:

I nderuari Kryeminister z. Kurti,

Duke parë zhvillimet e fundit në Regjion dhe botë që janë duke vepruar në marrjen e masave preventive, bizneset e Kosovës po angazhohen në përkrahje të situatës dhe rekomandimeve të Qeverisë së Kosovës, andaj kërkojmë nga Ju z. Kryeministër, që të veproni në kohen kur është e arsyeshme që t’i merrni këto masa:

Të shtyhen të gjitha pagesat nga bizneset pa interes dhe pa penallti për një afat 3 mujor, për Bankat e Kosovës dhe në të gjitha instuticionet tjera të qeverisë që nuk prekin vitalitetin e funksionimit të shtetit.

Vlen të falënderoj të gjitha bizneset që furnizojnë me produkte të konsumit të gjerë për mos rritje çmimi dhe bizneset e naftës që në këtë moment po bëjnë edhe uljen e çmimeve

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat