Koronavirusi, BQK po dezinfekton paratë e gatshme - Bota Sot
Koronavirusi, BQK po dezinfekton paratë e gatshme

Ekonomi

Koronavirusi, BQK po dezinfekton paratë e gatshme

Më: 30 mars 2020 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Banka Qendrore e Republikës se Kosovës ka njoftuar se në vazhdimësi po dezinfekton ndërtesën dhe paratë e gatshme.

Ky proces po ndodh, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes dhe mbrojtjes nga pandemia.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka marrë të gjitha masat e duhura konform vendimeve dhe udhëzimeve të organeve kompetente”, thuhet në një përgjigje për REL.

Po ashtu, BQK ka njoftuar se, ka marr vendim që të pezullohet pagesa e kësteve vetëm për kredimarrësit me vështirësi financiare.

Sipas vendimit, trajtimi i rasteve do të bëhët veç e veç dhe se nuk do të zbatohen pagesa shtesë.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 91 raste me koronavirus, një pacient ka vdekur dhe një është shëruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat