Fadil Berjani: Sektori i naftëtarëve në gjendje të vështirë për shkak të Pandemisë

Ekonomi

Fadil Berjani: Sektori i naftëtarëve në gjendje të vështirë për shkak të Pandemisë

Më: 3 prill 2020 Në ora: 22:24
Fadil Berjani

Pandemia ka gjunjëzuar edhe tregun e naftës në vend ku çmimet e derivative kanë rënë në nivelin më të ulët të shitjes ndonjëherë.

Fadil Berjani Kryetar i Shoqatës së naftëtarëve ka thënë për dokumentarin Expose se kjo rënie vjen për shkak të mosinteresimit të qytetarëve për derivate si dhe si rezultat i masave të mara nga Qeveria.

“Sa i përket sektorit të naftës, ky sektor është në një krizë shkaku i këtij virusi që kaploi Kosovën dhe botën. Sa i përket sektorit të naftës qytetarët po shërbehen me çmimet më të lira në rajon dhe për këtë falenderoj edhe naftëtarët se nuk kanë ba abuzime me çimet pasi janë më të lirat në rajon.Sa i përket problemit se sa ka ndiku ky virus në këtë biznes mund t’ju them se ne kemi qenë të detyruar ti lirojmë punëtorët nga puna pasi qarkullimi ka qenë pothuajse totalisht. Të gjitha pikat e karburantit janë duke punuar maksimumi prej 2 perqind deri në 5 përqind pasi shihet këtu edhe lëvizja e automjeteve. Ne kishim një takim me Odën Ekonomike të Kosovës , naftëtarët kërkuam që punëtorët të paguhen nga 280 euro deri në 300 euro. Kjo ka ndodh prej natyrës dhe kur të dalim të gjejmë rrugën më të mire dhe për mometin rruga mëe mire është që Qeveria të paguajë punëtorë” tha Berjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat