Përplasej për dëmet e ekonomisë nga pandemia| Krasniqi: Bizneset nuk po e thonë të vërtetën - Bota Sot
Përplasej për dëmet e ekonomisë nga pandemia| Krasniqi: Bizneset nuk po e thonë të vërtetën

Ekonomi

Përplasej për dëmet e ekonomisë nga pandemia| Krasniqi: Bizneset nuk po e thonë të vërtetën

Më: 18 maj 2020 Në ora: 23:53
Agim Krasniqi

Mos pajtime të mëdha janë shfaqur mes përfaqësuesve të biznesve dhe atij të Qeverisë së Kosovës për dëmet që po u shkakton bizneseve pandemia Covid-19.

Pasojat ekonomike nga Covoid 19 sipas përfaqësuesve të bizneseve janë shumë të mëdha dhe vendi mund të shkoj drejt një kolapsi ekonomik nëse nuk merren masa adekuate nga Qeveria e Kosovës.

Humbjet sipas kreut të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi kapin shifrat deri në 10 milionë në ditë.

Nga ana tjetër Qeveria e Kosovës kundërshton këtë alarm duke e relativizuar krizën e krijuar nga masat shtrënguese ku shumica e bizneseve në vend nuk kanë operuar fare.

Zëvendësministri i financave, Agim Krasniqi ka vlerësuar se të hyrat e bizneseve kanë rënë nga 5 deri në dhjetë për qind dhe se gjendja nuk është aq e rëndë sa e paraqesin përfaqësuesit e komunitetit të binzesit.

Sipas tij shifrat tregojnë një situatë krejtësisht thetër nga ajo cafrë kanë prezantuar kreu i Odës Ekonomike të Kosovës dhe ai i Odës Ekonomike Amerikane.

Derisa këta të fundit thonë se 90 për qind e bizneseve janë prekur nga pandemia dhe 40 për qind e tyre nuk kanë pasur aktivitet fare, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi vlerëson se kjo nuk është reale në këtë masë.

“Unë i kuptoj përfaqësuesit e shoqatave të biznesit, megjithatë kur falism për numra ju kisha lut të jemi pak më të sakt. Ka zbritje të aktivitetit në pjesë më të madhe, por një pjesë e bizneseve ka zhvilluar aktivitet bukur të mirë”:, është shprehur Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat