Mehmeti: BQK-ja ka dhënë ndihmë me të gjitha kapacitetet për një rimëkëmbje ekonomike

Ekonomi

Mehmeti: BQK-ja ka dhënë ndihmë me të gjitha kapacitetet për një rimëkëmbje ekonomike

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 15:37
Fehmi Mehmeti

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka thënë se ky institucion ka dhënë ndihmë me të gjitha kapacitetet që ka për një rimëkëmbje ekonomike.

Ai në një konferencë të përbashkët me kryeministri Hoti, tha se kanë pasur qëllim ndihmën e bizneseve, duke qenë edhe në komunikim të vazhdueshëm më institucionet.

” Sektori bankar para pandemisë ka qenë stabil. Ky stabilitet ishte rezultat i punës. Ne kemi pasur qëllimin ndihem e bizneseve. Po ashtu ka pasur lehtësime të tjera. Në kemi qenë në komunikim të rregullt me institucionet përfshirë edhe Bankën Qendrore Evropiane. BQK ka ndihmuar me të gjitha kapacitete e saja për një rimëkëmbje ekonomike”, tha Mehmeti.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka falënderuar BQK-në për veprimet që ka bërë  që nga fillimi i pandemisë.

Hoti foli edhe për masat e reja dhe tha se këto masa do të bëhen në bashkëpunim me BQK-në.

Kryeministri u shpreh i lumtur që fundviti po përmbyllet me stabilitet bankar.

“Ne duhet të kemi bashkëpunim të ngushtë në masat e reja për rimëkëmbje ekonomike. Masat e reja do të dizajnohen ne konsultim të ngushtë me BQK-në. Diskutuam për ndihëm që na duhet nga BQK-ja. Ta ulim numrin e veturave të paregjistruara, ta bëjmë Kosovën pjesë të Kartonit të Gjelbër. Jam i inkurajuar kur fundviti po përmbyllet me stabilitet bankar”, tha Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat