Kreu i Trepçës heq dorë nga një pagesë, shkak situata financiare në ndërmarrje

Ekonomi

Kreu i Trepçës heq dorë nga një pagesë, shkak situata financiare në ndërmarrje

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 20:07
Enes Muzaqi

Një javë më parë, Bordi i Përkohshëm i “Trepça Sh.A” kishte zgjedhur Enes Muzaqin si Ushtrues të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv në këtë ndërmarrje.

Muzaqi është zgjedh në këtë detyrë me votë unanime dhe se kishte përvojën e duhur për këtë pozitë.

Por për shkak të situatës financiare në të cilën ndodhet ndërmarrja “Trepça”, Muzaqi ka hequr dorë nga pagesa prej 350 eurosh e cila i takon për punën që bënë në skuadrën e shpëtimit të minierës me flotacion “Trepça” Sh.A dhe minierës me flotacion në Kishnicë dhe Artanë.

Kjo ishte letra e cila Muzaqi ia ka përcjell zyrtarit kryesor financiar të Trepçës, Fahredin Berisha.

Letra Berishës i ka shkuar të hënën ndërsa ky veprim i Muzaqit është mirëpritur edhe nga zyrtarët tjerë të lartë të ndërmarrjes

Image
Dokument
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat