Bitcoin kapërcen kufirin e tij historik të çmimit

Ekonomi

Bitcoin kapërcen kufirin e tij historik të çmimit

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Çmimi i Bitcoinit, kriptomonedha e parë e decentralizuar, tejkaloi sot 19800 dollarë për herë të parë që nga krijimi i saj 11 vjet më parë, i rritur nga përdorimi i tij gjithnjë e më i përhapur dhe nga oreksi i rrezikut në tregjet.

“Rreth orës 3:20 pasdite, çmimi i bitcoin u rrit me 8,2% në 19881 dollarë, pasi kishte kapërcyer nivelin e tij të mëparshëm i arritur më 18 dhjetor 2017 me 19511 dollarë”, njoftoi agjencia Bloomberg, sipas të dhënave të mbledhura nga disa shkëmbime.

Bitcoin është rritur me 175% që nga fillimi i vitit, me një rritje prej më shumë se 40 % që nga 21 tetori, kur gjiganti i pagesave në internet Paypal njoftoi se po fillonte një shërbim të blerjes, shitjes dhe pagesave me kriptovalutë.

“Po lëvizim në ujëra të paeksploruar nga çmimet dhe kjo rritje e vogël mund ta çojë çmimin edhe më lart”, tha Craig Erlam, analist në Oanda.

I krijuar nga persona anonimë si një mjet pagese i decentralizuar dhe i miratuar nga investitorë të aftë në investime alternative, bitcoin ka parë ngritje të tjera spektakolare dhe kulme po aq marramendëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat