​Presidenca dhe Kuvendi shpërblejnë punëtorët me pagën e 13-të

Ekonomi

​Presidenca dhe Kuvendi shpërblejnë punëtorët me pagën e 13-të

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 21:00
Ilustrim

Pavarësisht krizës ekonomike për shkak të pandemisë Covid-19, Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës kane vendosur që të shpërblejnë stafin e tyre me pagën e 13-të.

Këtë lajm e ka bërë të ditur zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi, i cili përmes një statusi në Facebook ka kritikuar këto dy institucione shtetërore.

Sipas tij për çdo punëtor i këtyre dy institucioneve për festat e fundvitit do të përfitojnë rreth 600 euro.

Ky është statusi i tij i plotë:

Lulëzim ekonomik për Kuvend e për Presidence të Republikës së Kosovës

Nuk po dije asgjë, unë nuk paskam kuptu e dëgju se në Kosove tani kemi rritje dhe lulëzim ekonomik. Nuk po e kuptoj si dikush ka humbur vendet e punës, si dikush nuk ka marr page fare këtë vit. Dy institucionet kryesore ne vend, Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Presidenca e Kosovës këtë e paskan kuptuar sepse tani për festa te fund vitit po ndajnë krahas pagave te tyre te “ulta” edhe nga një shtese rreth 500-600 euro. A mund te pritet qe dhe stafit tjetër publik, sektorit privat dhe qytetareve qe kane paga te “larta” do t’i ndajnë nga 1000 euro?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat