Gastronomët kërcënojnë Qeverinë, nuk duan masa të reja kufizuese

Ekonomi

Gastronomët kërcënojnë Qeverinë, nuk duan masa të reja kufizuese

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Numri i rasteve të infektuarve nga koronavirusi ka shënuar rekord të rritjes në vitin 2021.

Për këtë gjatë ditës Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thirr në takim Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19.

Në ketë takim u vendos që të mos ndryshohen masat kufizuese.

Mirëpo nëse Qeveria Hoti merre ndonjë masë kufizuese atëherë gastronomet kanë paralajmëruar protesta.

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve ka thënë se asnjë politikane nuk ka të drejtë të ndryshoj masat.

“Ashtu siç edhe e kemi paralajmëruar që këto masa që po ndermirren nga ana e Qeverise se Kosovës, janë të natyrës politike dhe për qëllime elektorale. Andaj, nëse do te ketë ashpërsim te masave, mbesim pas qëndrimeve të njëjta qe i kemi paraqitur, pra kundërshtim me ane të një forme proteste, ngase nga referencat e krijuara (organizimi i tubimeve politike), dhe demi ekonomik i shkaktuar, nuk ka asnjë politikan që ka kredibilitet për të marrëvendime të tilla”, ka thënë Vranica.

Mandje ai e fajëson Qeverinë e Avdullah Hotit për situatën pandemike të krijuar në Kosovë.

“Për ketë situate të krijuar askush nuk ka përgjegjësi më shumë sesa vendimet e marrura nga Qeveria e Kosovës, dhe mospërfillja e tyre nga organizimet e fushatave nga të gjitha partitë politike, pa distance, pa maska, dhe pa kushtet me modeste për mbrojtjen nga virusi Covid-19”, ka deklaruar ai.

Vetëm në 24-orët e fundit në Kosovë janë infektuar 389 persona nga kronavirusi, duke shënuar kështu numrin më të madh të rasteve në këtë vit.

Rritja e rasteve u shënua pas organizimet të tubimeve elektorale, të cilat ishin në kundërshtim me ligjin anti-Covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat