​ASK: Ngritet kosto në ndërtim

Ekonomi

​ASK: Ngritet kosto në ndërtim

Më: 12 mars 2021 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon indeksin e kostos së ndërtimit për tremujorin e katërt të viti që lamë pas, ku thuhet se kishte rritje për 1.1% në krahasim me tremujorin e tretë të 2020.

Sipas ASK-së, rritje më të madhe kishin materialet me 2.2%, energjia 1.6%, makineritë 0.6% etj.

“Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te: transporti (- 8.8%); pagat (-0.6%); dhe kostot e tjera (-0.1%). Ndërkaq, krahasuar TM4 2020 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2019), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati një rritje prej 1.1%. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: materialet (2.3%); energjia (1.9%); dhe makineritë (1.9%).

Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te: transporti (-7.1%), pagat (-2.5%); dhe kostot e tjera (-0.7%)”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat