Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës: Pritet të ketë rritje të çmimit të derivateve

Ekonomi

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës: Pritet të ketë rritje të çmimit të derivateve

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:34
Fadil Berjani

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë se qytetarët e Kosovës aktualisht po shërbehen me çmimet më të lira në rajon, përjashtim Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, çmimet e derivateve brenda pak ditësh pritet të rriten edhe në vendin tonë.

“Çmimet në Kosovë janë kështu Diezel 0.99 deri 1.07 cent, Benzina 1.04 deri 1.06. Çmimet në import ka pas rritje, ndërsa me pakicë ka qenë një rritje e lehtë”, ka thënë ai për io.

“Sipas organizatës prodhuese OPEC pasi që prodhimi është reduktuar pritet të ketë rritje më të theksuar të derivateve”, ka theksuar ai.

Berjani ka treguar se si qëndrojnë çmimet e derivateve edhe në rajon, krahasim me Kosovën.

“Sa i perket çmimeve ne rajon në Shqipëri çmimet sillen diezel 1.29cent Benzina 1.30 cent”, tha ai.

 Dieseli 0.98 deri 1.04 Benzina, 1. euro deri 1.06 çmimet janë në rritje të lehtë”, ka thënë Berjani.

Ai ka përmendur faktin se qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në rajon, përveç Maqedonisë së Veriut që e kanë akcizën më të lirë për 0.22 centë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat