Shtrenjtimi i kafeve, Kllokoqi ia kthen Prestreshit: Mos ia bë edhe ti si te ai humori me Lecin e Cimën

Ekonomi

Shtrenjtimi i kafeve, Kllokoqi ia kthen Prestreshit: Mos ia bë edhe ti si te ai humori me Lecin e Cimën

Më: 24 prill 2021 Në ora: 22:20
Petrit Kllokoqi

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi i ka reaguar kryetarit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, i cili paralajmëroi hetime për lokalet që kanë ngritur çmimin e kafes.

Ai deklaratën e Prestreshit e ka krahasuar me një skeç të humoristëve Lecit e Cimës për të cilën thotë: Mos i'a bon Valon si ai humori me Lecin e Cimen qe e lypin unazen ku është ma dritë.

Kllokoqi po ashtu i ka kërkuar kryetarit të AAK-së që të shikojë se a janë rritur edhe çmimet e vajit, sheqerit, miellit e kafes.

Postimi i plotë i Kllokoqit:

Pasha Zotin, jem bo gastronomët si ai boksi në shesh, kush po qohet i pari pi mshon.

Selam Valon Prestreshi edhe Autoritetit të Konkurencës. Asgjë deri sot fshehur nuk kemi bë. Protesta, me tengjere, me çelsa, me piata, me krejt çka kemi bo me shoqat nuk jemi fshehur pas askujt ( p.s. kemi edhe denime në polici e gjykatë ) Mos i'a bon Valon si ai humori me Lecin e Cimen qe e lypin unazen ku është ma dritë...

Kap kqyre vëlla na u kanë rrit çmimet e krejt produkteve: vaji, sheqeri, mielli, kafja edhe çdo sen i importum...

Anyways na si Shoqatë nuk bëjmë mbledhje për ngritje ose ulje të çmimeve, ato janë politika personale të bizneseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat