​Ministri i Bujqësisë pret në takim përfaqësuesit e OAK-ut

Ekonomi

​Ministri i Bujqësisë pret në takim përfaqësuesit e OAK-ut

Më: 28 prill 2021 Në ora: 16:36
Foto nga takimi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur në takim përfaqësues të Odës së Afaristëve të Kosovës (OAK).

Në këtë takmim u diskutuan çështje të cilat prekin zhvillimin e përgjithshëm të sektorit privat.

Në këtë aspekt u theksua nevoja e bashkëpunimit në mes sektorit publik dhe atij privat në hartimin dhe koordinimin e strategjive dhe zhvillimin e politikave të përbashkëta sektoriale, në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ministri Peci u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe fuqizim të këtij sektori i cili lidhet ngushtë me dikasterin që ai udhëheq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat