​Guvernatori Mehmeti takoi ministrin Murati

Ekonomi

​Guvernatori Mehmeti takoi ministrin Murati

Më: 24 maj 2021 Në ora: 20:18
Foto nga takimi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti ka pritur sot në takim ministrin e Financave Hekuran Murati.

Ata kanë biseduar mbi zhvillimet në sektorin financiar në vend dhe angazhimin e mëtejmë të BQK-së për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe mbajtjes së sektorit financiar stabil dhe likuid.

Mehmeti njoftoi ministrin Murati edhe për zbatimin e rekomandimeve të raporteve të fundit të FMN-së dhe Komisionit Evropian, me theks të veçantë veprimet e ndërmarra nga BQK-ja për harmonizimin e kornizës rregullative bankare me kornizën e Bazel III, liberalizimin e çmimeve në tregun e sigurimeve, dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me sistemin financiar në vend.

Nga ana tjetër, ministri Murati shprehu interesimin që të vazhdojë bashkëpunimi i deritashëm mes dy institucioneve me qëllim të tejkalimit të situatës së krijuar nga pandemia dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të politikave ekonomike që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat