Musa: Qeveria të ndihmohet për të shtyrë përpara agjendën e gjelbër

Ekonomi

Musa: Qeveria të ndihmohet për të shtyrë përpara agjendën e gjelbër

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 23:22
Dora Musa

Dora Musa, koordinatore e projektit KSDW 2021, ka folur për disa sektorë ku mund të aplikohen metoda më të avancuara për zhvillim më të qëndrueshëm.

“Zhvillim i qëndrueshëm ngërthen shumë sektorë. Ne në projekt në ditën e parë kemi shtjelluar temën e dekarbonizimit, prej shtjellimeve në panel kemi parë se ka shumë vullnet për ta bërë, por sidoqoftë ka shumë punë për t’u bërë. Duhet të investohet në masat efiçiencës të energjisë apo digjitalizimin. Ekipi ynë ka lobuar që të investohet nga institucionet në programe qoftë në nivelin komunal për implementimin e masave të energjisë dhe përmes digjitalizimit të shohim se sa po konsumojmë energji”.

Musa ka thënë se ka vullnet politik, por se duhet koordinim i shumë partnerëve, qoftë nivelit lokal, qendror dhe sektorit privat që ta shtyjmë përpara agjendën e gjelbër.

Po ashtu, ajo ka thënë se sektorit privat duhet ofruar një mjedis më i favorshëm në mënyrë që të avancohet ekonomia qarkore.

“Nga panelet për bujqësi të qëndrueshme kemi parë që ka nevojë që fermat tonë të kenë programe trajnuese dhe të informohen më shumë. Në këtë rast edhe Qeveria mund të ofrojë programe të ndryshme që mund t’i mbështesë ata që të shtyjnë përpara praktika të qëndrueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat