Ja cila është e vërteta e “milionave rekordë” të Doganës

Ekonomi

Ja cila është e vërteta e “milionave rekordë” të Doganës

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 21:30
Ilustrim

Dogana e Kosovës ka shënuar rekord të të hyrave me mbi 700 milionë euro për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Doganës kjo paraqet herën e parë që arrihet ky rekord i mbledhjes së të hyrave.

Nga njohës të ekonomisë kjo shifër konsiderohet e mirëseardhur dhe e favorshme për arkën e shtetit. Mirëpo sipas profesorit të ekonomisë, Mustafë Kadriaj, nuk është i drejtë krahasimi me vitin e kaluar, duke pasur parasysh që gjashtëmujori i parë shënonte kulmin e pandemisë.

Kadriaj thotë se nëse bëhet krahasim me vitin 2019 shifra të tilla janë të pritshme, marrë parasysh që vendi ka dalë nga një situatë pandemike dhe ka ekonomi të brishtë.

Ndërsa profesori tjetër i ekonomisë, Remzi Ismajli, thotë që kjo shifër është si rezultat i lirimi të masave. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 Dogana e Kosovës ka pasur mbi 540 milionë euro të hyra, kurse viti 2019 kishte rreth 100 milionë më shumë të hyra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat