Më 13 gusht do të mbahet ankandi i 12-të i Letrave me Vlerë për vitin 2021

Ekonomi

Më 13 gusht do të mbahet ankandi i 12-të i Letrave me Vlerë për vitin 2021

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 08:53
Ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 13 gusht 2021 do të mbahet ankandi i 12-të i Letrave me Vlerë për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet tre vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat