Ekspertët gjermanë parashikojnë inflacionin më të lartë në 30 vjet

Ekonomi

Ekspertët gjermanë parashikojnë inflacionin më të lartë në 30 vjet

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Ekonomistët gjermanë presin që çmimet e konsumit të rriten me 3 për qind këtë vit, rritja më e lartë në gati 30 vjet.

Për vitin e ardhshëm, ekonomistët në institutin “Ifo” të Mynihut presin një normë inflacioni midis 2 dhe 2,5 për qind, njoftoi organizata sot, raporton ATSh.

Sipas ekonomistëve ifo, inflacioni relativisht i lartë këtë vit është kryesisht për shkak të masave të marra gjatë krizës së COVID-19.

Hera e fundit që Zyra Federale e Statistikave llogariti një normë inflacioni prej mbi 3 për qind ishte në 1993, kur çmimet u rritën me 4,5 për qind.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat