Kurti vizitoi kompaninë vendore të prodhimit të mobileve, dyerve e dritareve

Ekonomi

Kurti vizitoi kompaninë vendore të prodhimit të mobileve, dyerve e dritareve

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 18:41
Pamje nga vizita

Në shoqërimin e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi një kompani vendore që traditën e tregtisë e ka trashëguar ndër katër breza. 

Kompania vendore që prodhon dyer, dritare, kuzhina e mobile, Ciao Berto, furnizohet nga importi me drurin dhe panelet drusore që përdoren si lëndë e parë. Gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Kurti dhe ministren Hajdari, pronarët e biznesit të familjes Krasniqi u ankuan se në Kosovë nuk ka pasur menaxhim të mirë të pyjeve. 

Kryeministri theksoi domosdoshmërinë e ri-orientimit të ekonomisë së Kosovëse drejt prodhimit e eksportit, si dhe drejt zhvillimit të qëndrueshëm, që mbron edhe ambientin. 

Kompania ka një sistem të vetqëndrueshëm të resurseve të saj njerëzore teksa vetë i trajnon dhe përgatitë profesionalisht punëtorët në vendin e punës, bëri të ditur pronari z.Ejup Krasniqi.
Ai shtoi se kompania është shpërblyer për respektimin e të drejtave të punëtorëve edhe sigurinë në punë nga organizata që mbështeten nga Komisioni Evropian dhe nga Inspektoriati i Punës.

 Kompania eksporton prodhimet e saj në Gjermani, Zvicër, Shqipëri, Hungari dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga menaxhmenti u bë e ditur se për dallim nga viti 2019 kur eksporti ishte vetëm 405 mijë euro, sivjet eksporti ka arritur vlerën e 2.8 milionë eurove.

 U theksua se kjo performancë pozitive është në linjë me indikatorët pozitivë ekonomikë​që vendi ynë po shënon gjatë qeverisjes sonë.

Gjatë kësaj vizite u bisedua për angazhimin e Qeverisë për nxitje të investimeve në kapacitete të reja prodhuese e eksportuese, që krijojnë vende pune të qëndrueshme dhe rrisin konkurrueshmërinë e prodhimit vendor.

Image
Pamje nga vizita
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat