​Akuzohen bizneset që rriten çmimet përkundër që veprimtaria e tyre nuk ka pasur të bëjë me naftë

Ekonomi

​Akuzohen bizneset që rriten çmimet përkundër që veprimtaria e tyre nuk ka pasur të bëjë me naftë

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 15:06
Tryeza “Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani thotë se është një lajm i mirë që në tregjet e ndërkombëtare ka filluar një rënie e lehtë e çmimeve të naftës.

Në tryezën me temë “Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”, e organizuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Berjani drejtori akuza ndaj bizneseve të cilat kanë rritur çmimet me arsyetimin e ngritjes së çmimit të naftës.

“Disa biznese kanë abuzuar me çmimet, përkundër që nuk ka pasur të bëjë me çmimet e naftës veprimtaria e tyre.

Sektori i naftës është i madh, por fitimi i vogël. Besoni që në Kosovë nuk janë çmimet e derivateve më shtrenjta se në rajon”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat