Versioni i filmit shqiptaro-turk me titra "bakër për alumin", apo "lira" për "euro"

Ekonomi

Versioni i filmit shqiptaro-turk me titra "bakër për alumin", apo "lira" për "euro"

Nga: Agim Vuniqi Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 19:35

Hajnia dhe korrupsioni galopant në çdo shtresë të shoqërisë është shndërruar në instrument subversiv kundër xhepit të taksapaguesit kosovarë. Ky nuk është vetëm përshkrim i “kreativitetit” të tyre para bartjes së hejbeve nga pushteti, sa është invaziv dhe i pashërueshëm, i përafërt me besatimin e Cosa Nostrës dhe puthjen e ftohtë të krimit.

Ja se si ishte aranzhuar vallja e komunarëve të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, të cilët përpiqeshin të përkthenin filmin e parë shumë herë më parë, të krimit me titra bakër për alumin, duke plaçkitur xhepin e qytetarëve ashiqare në pikë të ditës. Ja se ç’më shkruante një mik imi. Lexo dhe bindu:

Tung Agim!

Si jeni andej pari?

Këto ditë ka filluar një shpëlarje e madhe e parave me anë të KEDS-it. Kanë për t’ia kaluar atyre të industrisë së ndërtimit, gjatë dhënies së lejeve të ndërtimit të lëshuara dhe të udhëhequra nga Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu (fliste për kohën sa ishte kryebashkiak Ahmeti), ndërsa nuk ka filluar të bëzaj i tashmi, arkitekti Rama.

Këta të KEDS-it me anë të një firme “të dyshimtë” nga Shqipëria kanë filluar t’i largojnë-dislokojnë orët e rrymës nga shtëpitë tona-dhe po i vendosin nëpër ca kaseta para shtëpive. Dhe të gjitha kabllot nëntokësore po i ndërrojnë. Është kaos i gjithë qyteti kudo, duke filluar nga Arbëria e më poshtë, e njëjta gjë po ndodhë edhe në qytete tjera të Kosovës, thuajse është një marrëveshje e përbashkët e komunarëve, për të qelepiruar “ca” euro për xhepin e tyre tw thellë.

“Po na i marrin kabllot tona të BAKRIT [Cu] të cilat i kemi pasur të instaluara-dhe kanë qenë pronë private e qytetarëve (ata i kanë blerë me parat e tyre), e cila po plaçkitet, pa kompensim dhe në vend të tyre po i vënë kabllot e ALUMINIT [Al]”.

Bakër (Cu) për alumin (Al)

më shumë se një gjysmë shekulli, instalimet elektrike të bakrit përdoren në sistemet elektrike banesore dhe komerciale. Shpesh preferohen, në fakt shumë më shumë, se sa instalimet e aluminit për shkak të rezistencës së lartë në tërheqje. Rezistenca në tërheqje e bakrit është afërsisht 40% më e lartë se ajo e aluminit. Me një rezistencë të tillë, më të lartë në tërheqje, instalimet e bakrit ka të ngjarë më pak të prishen sesa instalimet e aluminit. Kjo është e rëndësishme duke marrë parasysh që instalimet elektrike shpesh instalohen duke i tërhequr nëpër porte dhe furnizues. Nëse instalimet elektrike janë të dobëta ose të brishta, ato mund të prishen gjatë instalimit. Instalimet e bakrit kanë një rezistencë të lartë në tërheqje për të mbrojtur nga këputja, si dhe format tjera të dëmtimit fizik. Instalimet e bakrit gjithashtu kanë një koeficient më të ulët të zgjerimit termik, sesa ato të aluminit. Me fjalë të tjera, kabllot e instaluar të bakrit nuk zgjerohen aq shumë sa instalimet e aluminit kur i ekspozohen nxehtësisë. Temperatura e instalimeve elektrike rritet derisa energjia elektrike kalon nëpër të. Instalimet prej alumini kanë një zgjerim termik më të lartë se instalimet prej bakri, duke rezultuar në një zgjerim më të madh. Nëse instalimet elektrike zgjerohen shumë, mund të shkaktohen prishje në zonat në të cilat instalimet elektrike janë lidhur ose bashkuar. Ashtu si bakri, alumini është përçues, kështu që është bërë një material i zakonshëm që përdoret në ndërtimin e instalimeve elektrike. Fatkeqësisht, instalimet e aluminit nuk janë aq të forta sa instalimet e bakrit, dhe gjithashtu ka një koeficient më të lartë të zgjerimit termik. Me atë që tha, mund të ketë edhe avantazhe për të përdorur instalimet elektrike të aluminit.

Instalimet e aluminit pothuajse gjithmonë kushtojnë më pak se instalimet e bakrit. Nuk është e pazakontë që instalimet prej alumini të kushtojnë vetëm gjysmën e çmimit të instalimeve të bakrit (tash së fundi, 4.5 ere e deri 6 herë më lirë në bazë të çmimeve në bursën ndërkombëtare të metaleve të ngjyrosura). Për një shtëpi banimi, përdorimi i telave të aluminit në vend të telave të bakrit mund të kursejë ndërtuesit disa qindra dollarë. Për një ndërtesë tregtare, përfitimet e kursimeve të kostove të instalimeve elektrike të aluminit mund të jenë mijëra dollarë.

Në përfundim. Përveç një çmimi më të ulët, instalimet elektrike të aluminit janë disi më të lehta për të punuar përkundruall instalimeve të bakrit. Instalimet e bakrit janë më të forta, kështu që ka më pak të ngjarë të prishen. Instalimet e aluminit, megjithatë, janë më fleksibile, duke e bërë të lehtë punën me të në hapësira të vogla. Ndoshta kjo i jep një kuptim më të mirë se si instalimet e bakrit dhe instalimet e aluminit ndryshojnë njëra nga tjetra, por gjithmonë duke pasur parasysh seksionin tërthorë të kabllove, gjatë instalimeve të reja është vërejtur dallim në diametër të përgjysmuar të kabllove të aluminit nga ato të bakrit, që nënkupton se seksioni tërthorë është pothuajse dyfish më i vogël, që ka dallim të madhë në çmim, me kosto më të lirë për investuesin. Përfundimisht mund të konstatohet se qytetari dëmtohet, sepse pa të drejtë po “konfiskohet” pasuria e tij, disa fish, duke iu plackitur kablloja e vjetër e instaluar që investuesi mund ta shet, duke e shkrirë si mbeturinë, ndërsa në anën tjetër indirekt paguhet nga buxheti i mbledhur nga tagerpaguesit.

Sot çmimet e këtyre dy metaleve në bursë-LME vlerësohen:

Cu=9.264 US $

Al=2.435 US $

Pra çmimi i Cu në LME sot është 4 herë e gjysmë më i larte se i Al.

Pra, më “konfiskimin” e kabllove të instaluara të bakrit të cilat janë blerë –si pronë personale e qytetarëve dyshohet se do të përfitojnë zyrtarët e komunës duke i shitur si lëndë të parë (duke e shkrirë), ndërsa paraqitet si investim vetanak kablli i Al, i cili është 4 herë më i lirë sesa ai Cu.

Dyshohet se në kontratën e shitblerjes nuk është evidentuar ky fakt “dushk për gogla” për të përfituar “ideatorët”, se duhet gjoja me investu.!!!

Krejt kabllot nëntokësore po ndërrohen në atë mënyrë nga trafot. Një qytetari vëmendshëm është afruar rastësisht afër shtëpisë së tij - e ka parë se në momentin e ndaljes së rrymës-është ndërruar edhe trafostacioni.

Në vend të pajisjes energjetike të prodhuar nga "Rade Konçari" dhe "Energoinvesti" - “alamet” prodhues të njohur në botë është montuar një trafo e prodhuar nga Turqia. Qytetari është afruar me e shiku firmën e prodhimit-derisa i nxora syzat-më largoi një turk, thotë qytetari prishtinas (i njohur për autorin). Kjo nënkupton që për mirëmbajtje dhe me pjesë rezervë duhet tw pajisemi nga Turqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat