Vendimi i Qeverisë për rrymën, jo i plotë dhe diferencues/Ekonomitë familjare, premtim i shkelur

Ekonomi

Vendimi i Qeverisë për rrymën, jo i plotë dhe diferencues/Ekonomitë familjare, premtim i shkelur

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 21 janar 2022 Në ora: 13:54
Qeveria e Kosovës

Kosova po vazhdon të përballet me krizën energjetike.

E derisa ishte paralajmëruar rritje e çmimit të energjisë elektrike për në muajt në vazhdim të vitit 2022, kjo duket se do të ndodhë që tani.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka kërkuar ngritjen e çmimit të rrymës, gjë që po kritikohet.

Qeveria e Kosovës ka planifikuar 75 milionë euro për subvencionim të energjisë për qytetarët dhe bizneset duke i mbrojtur kështu nga rritja e tarifave, ku sipas ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kjo ishte zgjidhja më e mirë për qytetarët tani.

“ZRRE ka marrë një vendim nën presion politik në vitin 2021, duke hequr bllok tarifën. Vendimi i ZRRE nuk është final, por është në diskutim publik. Ne mund t’ju kërkojmë ndryshime. Kostot e importit dhe sektorit janë rritur shumë. Subvencionimi është i nevojshëm në këto rrethana. Për konsumatorët që harxhojnë nën 600 kWh çmimi do të mbetet i njëjtë, ata që harxhojnë mbi 600 kWh, subvencionimi do të zbusë dukshëm rritjen tarifore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat